Të nderuar miq,
Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku, ndonëse është një akt për t’u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh:
Së pari, a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim.
Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)?
Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar
Reagimi i liderit demokrat, Sali Berisha për arrestimin e Agasit: Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin
Leave a comment
Leave a comment

