Nikki Haley ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në Qarkun e Kolombias, duke shënuar fitoren e parë në fushatën për marrjen e nominimit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Fitorja e saj frenon përkohësisht Donald Trumpin në garën brenda Partisë Republikane, edhe pse ish-presidenti amerikan ka të ngjarë që të fitojë dhjetëra qindra delegatë gjatë garës së Super të Martës, që mbahet këtë javë.
Haley ka fituar të 19 delegatët në këtë garë.
Pas fitores së Haley, fushata e Trumpit lëshoi një deklaratë sarkastike, duke e uruar atë dhe duke e cilësuar si “Mbretëresha e moçalit nga lobistët dhe personat që punojnë në institucionet në Uashington të cilët duan të mbrojnë status quo-n e dështuar”.



