NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Protesta/ Mesazhi i Berishës: U drodh nga themelet narko-kracia e Ramës, edhe kritikët e opozitës mbetën pa tekst
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    4 days ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    5 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kavajë/ Vidhnin makina luksoze, arrestohen babë e bir 63 dhe 33-vjeçar.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
Të tjera
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
Të tjera
Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..
Të tjera
Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas
Të tjera
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës/ Ulen nën 200 lekë…
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kavajë/ Vidhnin makina luksoze, arrestohen babë e bir 63 dhe 33-vjeçar.

Neutrale
Last updated: 2024/03/04 at 5:05 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Detajet-Njoftimi zyrtar:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat”, për zbardhjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së automjeteve.

Veprimet profesionale hetimore të kryera në bazë të inteligjencës policore, identifikojnë dhe çojnë në pranga 2 shtetas (babë e bir) që kryenin këtë veprimtari kriminale.

63-vjeçari dhe djali i tij dyshohen se kanë vjedhur 5 automjete dhe targat e 2 automjeteve të tjera, në Kavajë dhe në Shijak.

Gjenden në servisin e këtyre shtetasve, në fshatin Priskë, pjesët e njërit nga automjetet e vjedhura në Kavajë dhe të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Bllokohet servisi i këtyre shtetasve, në të cilin ata dyshohet se fshihnin automjetet e vjedhura dhe i çmontonin, me qëllim shitjen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë të DVP Durrës dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për 2 shtetas që vidhnin automjete dhe i çmontonin në serivisin e tyre, për t’i shitur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit:

M. Sh., 63 vjeç dhe J. Sh., 33 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve, për vjedhjen e automjeteve të tyre, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

– më datë 22.02.2024, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover” dhe një automjet tip “Mercedez Benz”. (Automjeti tip “Mercedez Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë, më datë 25.02.2024);

– më datë 17.02.2024, në një pikë për shitjen e automjeteve, në Shijak, kanë vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volkswagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera;

– më datë 17.08.2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”.

Gjatë kontrollit në servisin e këtyre shtetasve, në fshatin Priskë, shërbimet e Policisë kanë gjetur pjesët e automjetit tip “Range Rover” të vjedhur 22.02.2024, në Kavajë, dhe pjesë të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
17 hours ago
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
22 hours ago
Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..
22 hours ago
Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas
1 day ago
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës/ Ulen nën 200 lekë…
2 days ago

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE

Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..

Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?