Nga Athina, shkruan Shpetim Zinxhiria
Kush kryeministër në botë do të kishte heshtur dhe nuk do te kerkonte fillimin e hetimeve për periudhen 2014 – 2019, për 10 te vdekur ne burgjet e Greqise dhe 18 te zhdukur
10 te vdekur ne burgjet greke vetëm për 2019 dhe 18 te zhdukur gjatë qeverisjes se tij oligarke, kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
Kur kemi të bëjmë me viktima dhe jo me numra arithmetike.
Pse heshtim mediat ne Shqipëri, nuk eshte lajm ky…? Nuk janë jetë njerëzish që kanë humbur. Pse ky njeri nuk punon me vendin fqinje per te hetuar shkaqet cfare pret akoma…?
10 të vdekur në burgjet greke vetëm për 2019
1. 14/01/2019. Arbër Bako 35 vjeç vritet në burgun e Koridhalos me 17 goditje me thikë. Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.
2. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
3. 27/01/2019 Një i burgosur 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun Koridalos në Greqi. Ky është i burgosuri i tretë që humb jetën në Koridalos brenda pak ditësh. Më herët ishte vrarë Arbër Bako dhe një shtetas grek ishte gjetur i vdekur për shkaqe patologjike
4. 15/01/2019. Gjëndet i varur në komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Kretë.
5. 27/1/2019 Bandiol Tusha 33 vjeç nga fshati shelegar te Sarandes u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën “E” të burgut të Koridhalosit.
6. 1/05/ 2019. Një 29-vjeçar shqiptar vritet në burgun e Trikalas. ai është goditur me thikë në gjoks nga dy të burgosur me origjinë greke, njofton ministria e drejtesise greke.
7. 6/07/2019. Gjëndet i vdekur në burgun e Patrës 55-vjeçari me iniciale K.B. nga Fieri. Ai kishte dy vite që qendronte në burg me akuzën për trafikim droge.
8. 19/07/2019. Gjendet i vetvarur me çarcaf ne qeline e tij nje 38-vjeçar shqiptar në burgun Koridallo ne godinën “D”
9. 29/07/2019. Gjendet i vdekur Gani Hila në paraburgimin ne Elefsinas.
10. 27/09/2019.Gjëndet i varur në qelinë e tij ne Koridallo nje shqiptar 40-vjeçar nga Lushnja, i denuar për tentativ vrasje. informacioni qe vjen nga burgu bën fjalë se kishte qendruar i vetem ne qeli dhe me kabllin e televizorit i dha fund jetes se tij.
18 të zhdukur gjatë qeverisje se tij
(lista – foto)
1. Maksim Trimi 32 vjeç nga Gramshi, u nis në Greqi në maj 2014 ku punonte çoban në Selanik pa dokumeta të rregullta, figuron i humbur që nga 30 qershori 2014.
2. Sokol Kozicit 43 vjeç babai i dy femijeve nga Starova/ Pogradec, ka humbur kontaktet me familjen më 10 shtator 2015 nga Santorini, punonte i ligjshëm në Greqi dhe i paisur me leje 10-vjeçare.
3. Lulzim Mone 41 vjeç nga Librazhdi ka humbur kontaktin me familjen që nga janari i vitit 2016 , më parë kishte emigruar në Greqi.
4. Gezim Kolici 44 vjeç, nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij.
5. ZH.Z. 20 vjeçe nga fshati Hinkë, Ura Vajgurore. U nis për në Greqi në tetor 2017. Babai i saj ka bere denoncimin ne policinë e Beratit më 3 nëndor 2017.
6. Afrim Vesha, 40 vjeç nga Berati babai i dy fëmijëve emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nendor 2017.
7. Afrim Vërça 40 vjeç, nga Berati ka humbur gjurmët më 2 Nëndor 2017 në Mesologjiu.
8. Flogert Muçaj 34 vjeç banues në Marusi/Athinë, ka humbur gjurmët më 9 dhjetor 2017 në Greqi, njoftim i policisë greke.
9. Ardian Hysa 38 vjeç nga Gramshi, babai i dy femijeve humbet kontaktet me familjen më 10 nendor 2017, duke i telefonuar se është nisur drejt Greqisë.Sipas policisë nga sistemi TIMS nuk figuron qe te kete kaluar kufirin, por më parë ai kishte punuar ne vendin fqinje.
10. Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja dhe ka shkuar në ishullin e Kretës dhe ka humbur gjurmët në 22 shkurt te vitit 2018, punonte ne blegtori.
11. Aurora Mici 31 vjeç, humb kontaktet në 17 dhejtor 2018 nga Greqia, referuar mediave greke për zhdukjen e shqiptares, ndërsa ishte parë në Follorina.
12. Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha niset për në Greqi për të takuar djalin me 17 nendor të 2018, pasi kishte 7 vjet pa e pare.
13. Nikolla Beleshi 40 vjeç nga Mirdita, më 17 Nëndor 2018 nga Gjirokastra niset për në Greqi. Familja ka bërë denoncimin për humbjen e djalit si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi, pasi dhe më parë Nikolla kishte qenë në Athinë më 1997.
14. Skënder Toska,35 vjeç baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët më 1 prill 2019 në Korfuz. Sipas policisë greke të Korfuzit 35-vjeçari ka humbur nga zona e Kato Korakiana, ku ai kishte shkuar për të punuar për disa ditë.
15. Juliana Osmani 20 vjeç është zhdukur më 22 tetor 2019 pa lënë gjurme, në Pire. Zhdukjen e saj e raportojnë edhe mediat greke, që prej 22 tetorit, nuk dihet asgjë mbi vendndodhjen e saj.
16. Esperanca Mustafa 18 vjeç jetonte me familjen ne Kretë, është raportuar e zhdukur nga media greke më 27 tetor 2019. I tha familjes se do te shkonte ne parukeri.
Sot numri i te vdekurve ne burgjet e greqise ka mbi 70 te vdekur dhe mbi 140 te zhdukur.

