Jorgo Prifti ka vrarë Emiljano Pinen dhe më pas veten.
Këta janë dy personat që kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Korçë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Një prej viktimave është Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, ndërsa tjetri, i cili qëlloi Pinen dhe më pas veten, është Jorgo Prifti
“Rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga ‘Koço Golniku’, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E.P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit”, njoftoi policia.



