NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
    1 hour ago
    Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
    5 hours ago
    Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
    2 days ago
    Nga komunikimi me gazetarët i Kreut të PD, Sali Berisha mbas daljes nga Parlamenti/ Dhunuesi më kryesor në histori është Rama! Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën, është të krahasosh ditën me natën
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Protesta/ Berisha: Të rinjtë dhe të rejat janë në ballë të betejës për qeverinë teknike për largimin e narkoshtetit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
Politikë
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
Të tjera
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
Kryesore
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Protesta/ Berisha: Të rinjtë dhe të rejat janë në ballë të betejës për qeverinë teknike për largimin e narkoshtetit

Neutrale
Last updated: 2024/02/27 at 6:32 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Lideri demokrat, Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e Shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Berisha ka theksuar se gjimnazistë, studentët, intelektualë, punëtorë, të rinj kanë shprehur në parlamentin e rrugës së Shpresës, mendimet, qëndrimet, pikëpamjet, projektet e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të shpresës, lirisë dhe dinjitetit.

Misionarëve të fitores tonë.

Të dashur miq!

Shumë epitete ka marrë kjo rrugë e cila me 20 shkurt u shndërrua në bulevard, pushtoi kryeqytetin, mendjen dhe zemra te shqiptarëve.

Por unë sot dua të sjell para jush një tipar të saj të veçantë.

Që nga dhjetori dhe shkurt i vitit 1990 e deri më sot, rruga e Shpresës ka qenë tribuna më e madhe e të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Gjimnazistë, studentët, intelektualë, punëtorë, të rinj kanë shprehur në parlamentin e rrugës së Shpresës, mendimet, qëndrimet, pikëpamjet, projektet e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen.

Ndaj dhe ju garantoj edhe njëherë se ditë të bardha na presin së shpejti.

Ditë të bardha na presin miqtë e mi, sepse uragani i 20 shkurtit 2024, ndonëse eklipsoi atë të 1991, por përsëri që të dy ishin siamezë të ngjashëm në shpirtin e tyre antidiktatorial.

Ishin siamezë të ngjashëm në fytyrën, energjinë, patosin rinor të tyre.

Me 20 shkurt Tirana pa të reja dhe të rinj sa nuk kishte parë në 30 vite ndonjëherë më parë.

Kjo dëshmon se rinia po merr në dorë fatin e saj, fatin e Shqipërisë.

Të rejat dhe të rinjtë shqiptarë nuk kanë kaluar qoftë dhe një ditë të vetme në diktaturë, por miqtë e mi, kjo nuk do të thotë se ata nuk e njohin se ata janë të pandjeshëm ndaj diktaturës.

Jo dhe jo.

Ata janë bijat dhe bijtë e lirisë, të pluralizmit, të diversitetit. Për ata monizmi, njënashmëria është neveri.

Për ata, Shqipëria pa opozitë është natë e zezë dimri pa hënë, e pa pranueshme.

Për të rinjtë dhe të rejat tona, vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve, për lirinë dhe dinjitetin e tyre.

Me mençurinë, me njohuritë, me ndjesitë, ata e kanë më të qartë se kushdo tjetër se Edi Rama është armiku më i egër i votës së tyre të lirë dhe se me Edi Ramën, zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka.

Ndaj dhe ata janë dhe do të jenë në ballë të betejës për qeverinë teknike, për largimin e narkoshtetit dhe që ata dhe shqiptarët të votojnë të lirë për vete dhe të ardhmen e tyre”, u shpreh Berisha.

Neutrale February 27, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!
1 hour ago
Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
5 hours ago
Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK
1 day ago
“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve
1 day ago
Përjashtimi i 20 deputetëve të PD nga seancat parlamentare/ Reagon Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita!
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Me qindra qytetarë të plagosur në protestë/ Zv.Kryeministrja, Albana Koçiu, akuzon PD-në: Ndaloni sulmin ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit!

Protestat/ Rama: Pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja

Basir Çollaku/ “Studentët” e qeverisë Rama, me “bursë” nga SPAK

“Morën peng kryeqytetin. Do të përgjigjen penalisht, do ta marrin mësimin!”/ Ftesa e Ramës për dialog duke kërcënuar: Eksportuan terror, po bëjnë lojën e të tjerëve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?