Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës. Viktima ka mbetur një 31-vjeçar, drejtuesi i kamionit që ka përfunduar në humnerë dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Burime njoftojnë se shoferi është ukrainas
“Rreth orës 16:20, A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

