Policia e Durrësit ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur në Durrës ku tre fëmijët vranë babain e tyre 50-vjeçar.
Në fillim u deklarua se atëvrasësja ishte vajza 19-vjeçare, por hetimet kanë zbardhur të vërtetën.
Vrasjen e babait të tyre e ka bërë djali 25-vjeçar, Hysen Meta.
Atë e kanë ndihmuar motra 19-vjeçare, e cila është studente dhe vëllai tjetër 21-vjeçar.
Të tre fëmijët janë arrestuar nga policia.
Mësohet se është proceduar penalisht edhe nëna e tyre, bashkëshortja e viktimës.



