Policia ka arrestuar dy vëllezërit 19-vjeçares Hygerta Meta e cila dyshohet se vrau babanë me armë zjarri në Durrës.
Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç.
Dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta çuar makinën te Currilat si dëshmi e “largimit” të tij.
Më pas ata kanë ndihmuar për të groposur trupin e të atit.



