Zjarri masiv që përfshiu një bllok banimi të lartë në qytetin spanjoll të Valencias, sipas kryebashkiakut të qytetit spanjoll ka vrarë të paktën dhjetë persona
Zjarri përfshiu një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur. Zjarrfikësit shpëtuan njerëzit nga ballkonet dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur
Erërat e forta kanë ndezur flakët, por ka edhe dyshime se një veshje e pallatit, tepër e ndezshme ka mundësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.



