Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja teksa ka dalë nga SPAK, ka ndaluar për të komunikuar me gazetarët dhe ka thënë se SPAK, për aferën e sterilizimit, duhet të hetojë edhe periudhën tre vjeçare gjatë së cilës paisjet e sterilizimit nuk janë vënë në punë.
Në dukje, duket sikur Beqja kërkon që SPAK të hetojë Ogerta Manastirliun, e cila gjatë asaj periudhe ka qenë përgjegjëse direkte për mos vënien në punë të investimit, në cilësinë e drejtoreshës së spitalit, por Beqja e di shumë mirë që Ogerta ka qenë në atë detyrë si njeriu i besuar i Ramës (siç ai vetë) dhe një deklaratë e tillë sot në dalje nga SPAK është më shumë mesazh për Ramën, ‘që unë di më shumë sesa flas’, sesa mesazh për hetimin e Ogertës.
Pyetja e gazetarit: Kur thoni qe duhen të hetohen njerëz të tjerë e keni pasur fjalën për Manastirliun?
Ilir Beqaj: Unë kam kërkuar që hetimet të vlerësojnë pse nuk u vu në punë për 3 vite dhe gjithashtu të vlerësojnë arritjet fantastike në 8 vite që zbatohet kontrata.

