Thënë me fjalë të thjeshta, interesi i përbërë është interesi që fitoni nga interesi.
Kjo mund të ilustrohet duke kryer një llogari të thjeshtë, matematikore. Nëse keni 10.000 lekë dhe i keni investuar me 5% interes çdo vit, në fund të vitit të parë do të keni 10.500 lekë, ndërsa në fund të vitit të dytë, do të keni 11.025 lekë. Pra, jo vetëm që fituat 500 lekë për depozitën fillestare prej 10.000 lekësh, por edhe 25 lekë nga 500 lekë të fituara si interes në vitin e parë. Vërtet 25 lekë mund të tingëllojnë pak, por ato shtohen me kalimin e kohës. Kështu, edhe nëse nuk shtoni asnjë monedhë tjetër në llogari, në 10 vjet do të keni më shumë se 16.200 lekë falë fuqisë së interesit të përbërë, dhe në 25 vjet do të keni pothuajse 34.000 lekë.
#EdukimFinanciar #BankaeShqipërisë




