Erozioni i lumit Vjosa ka sjellë probleme serioze për tokat në fshatrat Çorrush dhe Hekal të Bashkisë Mallakastër. Përgjegjësi i Zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në këtë bashki, Naim Allkaj tha se për shkak të erozionit janë zhdukur rreth 75 hektarë tokë ndërkohë që ky fenomen po rrezikon edhe autostradën Levan-Tepelenë pranë fshatit Poçem. Erozioni i lumit Vjosa ka sjellë probleme serioze në toka bujqësore dhe në autostradën Levan-Tepelenë.
Janë zhduken rreth 75 hektarë tokë dhe lumi ka ardhur buzë autostradës në dy pika në Hekal të Mallakastrës. Prurjet e shumta të lumit Vjosa në periudha të ndryshme, por dhe mungesa e agjinaturave mbrojtëse gjatë shtratit të tij, ka bërë që në 10 vitet e fundit në luginën e fshatit Çorrush të zhduken 42 hektarë tokë bujqësore dhe 33 hektarë tokë në zonën e Hekalit.
Po kështu në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të Poçemit, janë dy pika me rrezik shkarje dheu të cilat kanë sjellë dëme të në këtë aks rrugor.
Lajmin e konfirmon Naim Allkaj përgjegjës i Zyrës së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Bashkinë Mallakastër.
Ai ka pohuar se në total lumi Vjosa ka zhdukur 75 hektarë tokë bujqësore ku janë të prekura 37 familje të cilat janë liruar dhe nga taksa e tokës.
Allkaj u shpreh se, probleme serioze lumi Vjosa ka sjellë edhe në autostradën Levan-Tepelenë duke krijuar dy pika të rrezikshme ku lumi ka ardhur rrëzë kësaj rruge të rëndësishme.
Eksperti bëri me dije se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka urdhëruar mbajtjen nën vëzhgim të prurjeve të lumit Vjosa, por duhet ndërhyrje e menjëhershme.

