Fjala e plotë e ing. Ajet Ramçaj në ceremoninë nderuese me rastin e 33 vjetorit të Grevës së Urisë të Studentëve më datë 18-20 shkurt 1991:
Miq!
Jemi sot këtu në përkujtim të asaj që mund të quhet me plot gojën pika kulmore e Lëvizjes Studentore.
Si sot 33 vjet më parë në këtë orë 723 studentë e pedagogë ngujohen në këtë Godinë në Grevë Urie.
Qëllimi i saj një dhe i vetëm.
Goditja e figurës së Enver Hoxhës.
Ne atëherë vendosëm që nuk do shkonim në zgjedhjet e 31 marsit nën hijen e busteve të Diktatorit dhe nën tutelën e qeverisë Çarcani.
Në ma pak se 50 orë Grevë ne arritëm të ngrinim në Revoltë gjithë Tiranën e jo vetëm.
Le ta nisim ne si dikur ktu me datë 18 me shpresën se populli do kryejë punë në datë 20 shkurt pas dy ditësh.
Ne si Grupim Dhjetor 90 i bajmë thirrje gjithë popullit Anti-Rregjim që në datë 20 shkurt në ora 5 e gjysë mbasdite të protestojmë bashkë në Tiranë.
Ne në 18 shkurt 91 i kishim vu një afat ultimativ Qeverisë Çarçani.
Le të shërbejë si ultimatum për të fillu Mosbindjen Civile ndaj Regjimit ky 20 shkurt.
Rama mund të jetë një kryemistër i mirë për ndonjë kancelari perëndimore edhe pse ka një zvendës kryeministër në arrati edhe pse ka blerë një agjent të lartë të FBI-së, por është një kryeministër i keq për shqiptarët i cili duhet rrëzuar një orë e ma parë.
Takohemi pasnesër në Bulevard.







