Parlamenti i Greqisë miratoi një projekt-ligj që lejon martesat civile të të njëjtës gjini, një fitore historike për mbështetësit e të drejtave LGBT që u prit me brohoritje në parlament dhe dhjetëra të mbledhur në rrugët e Athinës.
Ligji u jep çifteve të të njëjtës gjini të drejtën për t’u martuar dhe birësuar fëmijë dhe vjen pas dekadash fushate nga komuniteti LGBT për barazinë martesore në vendin më konservator. Greqia, një vend me shumicë të besimit ortodoks, është një nga vendet e para që lejon bashkime të tilla. Projektligji u miratua nga 176 ligjvënës në parlamentin me 300 vende dhe do të bëhet ligj kur të botohet në gazetën zyrtare të qeverisë.
Greqia legalizon martesat civile të të njëjtës gjini…

Leave a comment Leave a comment


