Tre të mitur dhe një person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.
Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.
Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.
“Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.
Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë.

