Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçarit në Durrës.
Ngjarja ndodhi pjesën e parë të ditës së sotme në qytetin bregdetar.
Policia konfirmon se Ilir Koçilja akuzohet si autor i vrasjes me thikë të shtetasit Halil Koka.
Viktima ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Durrësit, ndërsa autori ndodhet në arrati.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi sherri mes dy personave, që çoi në vdekjen e 40-vjeçarit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po shqyrton çdo provë të mundshme.

