Mijëra protestues dhe deputetët e opozitës kanë marshuar dhe zhvendosur protestën pranë banesës së liderit demokrat, Sali Berisha.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe Sekretari Përgjithshëm, Flamur Noka kanë udhëhequr protestuesit drejt rrugës “Mustafa Matohiti”, tek shtëpia e Berishës që po mbahet në arrest shtëpie.

