Duke folur në objektin e Lockheed Martin në Troy, Alabama të mërkurën (31 janar 2024), Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg theksoi rolin vendimtar të NATO-s në krijimin e një tregu të gjerë për shitjet dhe prodhimin e mbrojtjes.
Ai vuri në dukje se “vetëm gjatë dy viteve të fundit, aleatët e NATO-s kanë rënë dakord të blejnë armë në vlerë 120 miliardë dollarë nga kompanitë e mbrojtjes në SHBA”.
Z. Stoltenberg nënvizoi se populli ukrainas po mbron vendin e tij me guxim dhe vendosmëri, por në mënyrë thelbësore edhe me armë dhe municione të ofruara nga aleatët e NATO-s – “jo më pak me raketat antitank Javelin të bëra pikërisht këtu në kontenë Pike”.



