Nathy Odinson (33 vjeç), i apasionuar mbas lartësive dhe hedhjevr ,vdiq pasi u hodh ilegalisht nga kati i 29-të i një ndërtese në Pattaya (Tajlandë).
Kërcyesi anglez, parashuta e të cilit nuk u hap në kohë, regjistroi fluturimin e tij. Një pemë ndaloi rënien e Nathy Odinson në tokë, jetën e të cilit shërbimet e urgjencës që nxituan në vendin e aksidentit, nuk mundën ta shpëtonin.
“Dëgjova zhurmën e pemës dhe mendova se ishte një degë e rënë, duke u përplasur në tokë. Një grua bërtiti, kështu që unë u afrova dhe kuptova se ishte një person. Ai kishte vdekur. Pashë që ishte hedhur nga ndërtesa,”- përshkroi skenën një roje sigurie, me fjalë të riprodhuara nga ‘Daily Mirror’ .
Policia pohon se aksidenti fatal i Nathy Odinson ka ndodhur për shkak të dështimit në hapjen e parashutës.

