Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një qendër tregtare në provincën Jiangxi të Kinës.
Mediat vendase njoftojnë se 39 persona kanë humbur jetën nga flakët dhe asfiksia, shumë të tjerë janë plagosur.
Në një video të shpërndarë duken dhjetëra vetë që hidhen nga dritaret drejt e në trotuar.
Shumë zjarrfikës, efektivë policie, por edhe vullnetarë janë mobilizuar për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve të mbetur brenda.
Autoritetet po hetojnë shkaqet që shkaktuan zjarrin.



