Nga Athina, shkruan Shpetim Zinxhiria
Nxjerrim sytë njeri -tjetrit në një kohë që kemi shumë probleme mediate.
– Gjykojne dhe paragjykojnë pse ky apo ai shkoi dhe beri takim me Kacelakin, kreun e SYRIZA dhe se kete do ta ngreje ne Ministrinë e Emigracionit të Greqisë, edhe pse personi ne fjalë përfaqeson Diasporen Shqiptare dhe 26 shoqata shqiptare të ligjshme.
– Gjykuesit dhe paragjykuesit asnjëherë nuk u shqetesuan për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve , duke filluar nga zvarritja e lejeve te qendrimit, mohimi i pensioneve ne menyre te padrejte etj.
– Gjykojnë dhe paragjykojnë në një kohë kur mesimdhenia vazhdon ende ne menyre vullnetare ku mesuesit dalin ne rruge dhe kerkojne nxënës.
– Gjykojnë dhe paragjykojnë keta që nuk kanë kontribur fare ne emigracion, por me kostumin e te emëruarit nga pushteti në bashkëpunim me ambasadën po përçajnë shqiptarët kur duhet të kontriubojnë për bashkimin masiv.
– Nga ana tjetër për te jetuar te ligjshëm në Greqi shqiptarët kanë paguar me mund, djersë dhe gjakë 3 milirdë euro dhe sot u mohohet pensioni edhe pse kemi qenë për ketë vend një dhuratë nga Zoti, duke mbajtur emigrantët në gjendje meteorike edhe sot e kësaj dite.
– Nëse flasim për pensionet e emigrantëve, do të perceptojmë një dramë të vërtetë dhe një padrejtësi flagrante.
Gjykuesit dhe paragjykuesit te lene menjane pakënaqësitë dhe të bëjnë diçka për të mirën e gjithë shqiptarëve në Greqi.



