Disa ushqime nxisin inflamacionin dhe shkaktojnë shqetësime e sëmundje në trupin tonë, prandaj quhen dhe inflamatore ose pro-inflamatore.
Të tilla janë ushqimet e përpunuara të tilla si qoftet, sallamrat, proshutat, mishi kuq, ëmbëlsirat, konservat e ndryshme, pizzat, byrekët, fast-food, pijet alkoolike e jo-alkoolike.
Është e super-vërtetuar që dietat inflamatore janë një rrezik i shtuar për sëmundje të zemrës, enëve të gjakut dhe të trurit.
Në eksperiencën time prej 32 vitesh kam hulumtuar se indivitët që konsumojnë ushqime inflamatore vuajnë sëmundjet metabolike (diabeti, mbipesha), ato kardio- vaskulare (tensioni i lartë, infarkti, goditjet në tru etj.
Me #ÇFARË të ushqehemi atëherë, do pyesni ju??
Perimet kruçifere, lakrat e të gjitha ngjyrave, lulelakrat, brokoli, kungujt, karrotat, qepët, ullinjtë, fasulet, thjerrat, arrat, lajthitë, peshku, vaji ullirit, frutat e patrajtuara, agrumet janë padyshim zgjedhja për një jetë të gjatë ditës e pa siklete!
Më shkruani në komente për më shumë.
Kujdesuni për veten!



