Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë.
Një 74-vjeçar ka pësuar djegie në trup. Ai kishte ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, por zjarri i ka dalë nga kontrolli dhe teksa përpiqej ta shuante, flakët kanë djegur të moshuarin.
74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

