Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Përmet, ku një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë në shtëpinë e shtetasit Thoma Vangjeli.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çarshovë, Njësia Administrative Çarshovë, Bashkia Përmet.
Shkëmbi ka rrëshqitur nga faqja e malit dhe ka rënë mbi çatinë e shtëpisë dhe ka rënë brenda banesës.
Shkëmbi ka zënë gjymtyrët e poshtme të 25 vjeçarit, ndërkohë që po vijon puna për nxjerrjen e tij.








