Mëngjesin e sotëm, në fshatin Zenisht, të bashkisë Burrel pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas i mitur 14 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Erjon Livani 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin 14-vjeçarit, në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Vazhdon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

