Të bësh punën e mjekut, nuk është vetëm punë, por diçka më komplekse.
Nuk është vetëm çështje e burimeve njerëzore por edhe organizimi.
Mungesa të mjekut të bazës ose në teritor.
Këto fjali po i ndëgjoj tani në një kanal italian, i cili është duke trajtuar disa mungesa e probleme të shërbimit shëndetësor në terren.
Në disa prej atyre problemeve, të duket sikur je në Shqipëri. Mungesë mjekësh në terren.
Çdo ditë ka më pak mjek të përgjithshëm:
“Njëri doli në pensjon, tjetri iku në një vënd më të zhvilluar, kam mbetur vetëm”.
I ndëgjon shpesh.
Ngarkesa i kalon urgjencës, duke ritur kështu edhe kostot.
Strukturat private nuhasin situatën dhe krijojnë aktivitetin e tyre, sidomos kur ato shtetërore të vonojnë shërbimet dhe ti spostojnë në kohë.
Por ti ke nevojë tani, mundësisht sot.
Po ti shtosh këtyre problemeve edhe disa të tjera që janë tipike për ne si:
Ngarkesën burokratike me letra të MF-es, që nuk i lejon atij të dal nga zyra dhe ti drejtohet banesës së pacientit.
Një sërë kufizimesh në dhënien e disa ilaçeve që i rekomandon specialisti, por tani duhet të shkosh edhe në komisjone
të veçanta për të marë firma.
Mesa shohim e ndëgjojmë, disa problematika janë të njëjta në disa vënde.
Kjo dëshmon që sistemi duhet të reformohet urgjentisht.
Por në MSh vështirë të gjesh ndonjë mjek.
Punonjës social e psikollog plot.



