Ka ndërruar jetë në një moshë jo të natyrshme dr.veteriner Albert Kruja, i cili në dekada ka qenë Sekretar i PD-së në Bashkinë Peqin.
Lajmin e bën me dije Dr.Mustafa Pashja, kryetar i Degës së PD Peqin si më poshtë:
Sot në datën 07/01/2024 Partia Demokratike humbi një nga njerëzit dhe mbështetësit e saj më besnik z.Albert Kruja.
Kontributi i tij jo vetëm profesional por edhe shoqëror e politik e ngrenë atë në piedistalin e kontributeve të cilëve jo vetëm Partia Demokratike por i gjithë Peqini i është mirënjohës.
Partia Demokratike i percjell ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të shtrenjtë.
Qofsh i xhenetit miku im!



