Një pasagjer në bordin e një avioni të kompanisë “Alaska Airlines” filmoi momentin menjëherë pasi një dritare dhe një pjesë anësore e avionit shpërtheu, duke detyruar të bënte një ulje emergjente në Portland të Oregonit.
Videoja tregon 171 pasagjerë të ulur të qetë në vendet e tyre ndërsa fluturimi me numër 1282, i cili kishte nisur për në Ontario të Kalifornisë u ul i sigurtë në Portland në orën 17:26 pas incidentit. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se po hetonte incidentin. Administrata Federale e Aviacionit tha gjithashtu se kishte nisur hetimet. Kompania “Alaska Airlines” tha se do të ndalojë përkohësisht flotën e saj prej 65 avionë Boeing 737 MAX 9 #voa #zëriiamerikës #alaskaairlines

