Një banesë është përfshirë nga zjarri natën e kaluar në fshatin Golaj të Hasit. Bëhet fjalë për banesën e familjes së Sadri Meshit, e cila nga djegja e banesës ka mbetur në qiell të hapur në këtë dimër dhe në prag të festave të ndërrimit të viteve.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit. Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit
(foto ilustruese)

