Qindra vetë nuk i kaluan ditët e festës së Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre këtë vit në Gjermani, kështu shkruan DW Shqip
Ata duhet të evakuoheshin për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Edhe në ditët e ardhshme gjendja mbetet e tensionuar, sidomos në rajonet e Saksonisë së Poshtme dhe Saksoni-Anhalt. Prita të pengimit të ujit apo argjinaturat për shkak të shirave mund të prishen. Ndërkohë që në disa rajone gjendja ka filluar të qetësohet, zona të tjera janë para keqësimit të gjendjes.
Në zonat përreth lumit të Elbës janë regjistruar nivelet më të larta të ujit dhe të mërkurën pritet një valë përmbytjeje. Kjo rritje e nivelit të ujit lidhet me shkrirjen e dëborës dhe shirat e vazhdueshëm.
Më shumë shpresë ofrojnë të dhënat e Shërbimit Metereologjik. Të mërkurën (27.12.) priten pak shira dhe përmirësim i motit.
Në foto edhe kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil, teksa inspekton gjendjen e përmbytjes në landin e tij.




