Katër persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti fatal në Mal të Zi.
Raportohet se tre prej personave që humbën jetën janë shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Barane në afërsi të Plavës.
Siç raportojnë mediat atje, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez.
Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç. M.
Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra, njofton Radio Televizioni i Malit të Zi.
Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.
Vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit fatal.

