NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 days ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    3 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dilema e një novatori: Kur duhet të largohet një themelues?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm
Të tjera
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)
Kryesore
Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës
Ekonomia Kryesore
Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?
Të tjera
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dilema e një novatori: Kur duhet të largohet një themelues?

Neutrale
Last updated: 2023/12/24 at 10:40 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Ndërsa investitorët po vlerësojnë fitimet mbi rritjen, nga shefat kërkohen aftësi të reja, shkruan The Economist

 

“Unë jam një sipërmarrëse. Jam themeluese. Kështu funksionon mendja dhe truri im”, tha Whitney Wolfe Herd, në një intervistë me revistën “Fortune”, ditën kur njoftoi se do të largohej si drejtuese ekzekutive e Bumble, një aplikacion takimesh që ajo themeloi në vitin 2014.

Zonja Wolfe Herd, e cila më parë kishte bashkëthemeluar aplikacionin Tinder, një rival të Bumble, rrëfeu për angarinë e drejtimit të një kompanie publike.

Ajo do të kalojë në rolin e kryetares ekzekutive, ku do ta kalojë kohën “duke parë nga larg të ardhmen e dashurisë dhe romancës”.

Vendin e saj do ta zërë Lidiane Jones, e cila tani drejton Slack, një platformë bisedash, e blerë nga gjiganti teknologjik Salesforce, në vitin 2021.

Themeluesi i Slack, Stewart Butterfield, dha dorëheqjen si drejtues në fillim të vitit. Investitorët shpresojnë që zonja Jones do të përqendrohet më tepër në të ardhmen, sesa në të tashmen; aksionet në Bumble kanë humbur 82% të vlerës që nga koha kur kompania u listua në bursë në vitin 2021.

Vizioni i madh i zonjës Wolfe Herd për ta kthyer Bumble në një platformë më të gjerë për gratë, ku ato do mund të bënin miq dhe të krijonin lidhje profesionale, ka qenë një dështim. Ndërkohë, ajo është grindur me rivalin Match Group, i cili zotëron Tinder dhe aplikacione të tjera takimesh, duke përfshirë Hinge. Kostot janë rritur.

Prej kohësh, investitorët i kanë parë me sy pozitiv kompanitë e udhëhequra nga themeluesit. Çmimi i aksioneve të Bumble ra me 4% ditën kur zonja Wolfe Herd njoftoi riorganizimin e kompanisë.

Ben Horowitz, një titan i kapitalit sipërmarrës, beson se themeluesit e kompanive, mund t’i dallojnë ndryshimet në teknologji më mirë se shefat “e importuar”.

Dhe duke qenë se kompania është puna e jetës së tyre, themeluesit shpesh janë shumë më largpamës dhe investojnë në ide novatore që mund të duhen vite për t’u vënë në praktikë.

Megjithatë, ka shenja se e ashtuquajtura “përparësi e themeluesit” mund të jetë duke u zbehur në një botë ku kapitali nuk është më i lirë dhe investitorët parapëlqejnë fitimet e sotme, në vend të fitimeve të nesërme.

The Economist ka analizuar performancën e kompanive të softuerëve të listuara në treguesin Nasdaq Emerging Cloud, të krijuar nga Bessemer Venture Partners.

Nga viti 2018 deri në fund të vitit 2021, çmimet e aksioneve të kompanive të udhëhequra nga themeluesit, ishin dy herë më të larta se aksionet e atyre të udhëhequra nga shefa të emëruar.

Megjithatë, duke filluar nga viti 2022, ky hendek u zhduk.

Për të kuptuar arsyen, duhet të marrim parasysh se drejtuesit që janë edhe themelues të kompanive, investojnë më shumë para në kërkime dhe zhvillim, zgjerojnë ekipet më shpejt, nxisin një rritje më të lartë të të ardhurave, por gjenerojnë më pak para.

Gjatë lulëzimit teknologjik të dekadës së kaluar, suksesi i një themeluesi kompanie, varej kryesisht nga aftësia për të caktuar një vizion të guximshëm, për të mbledhur fonde nga kapitalistët sipërmarrës, për të përthithur talentin dhe për të pasur një fillim më të favorshëm se rivalët.

Investitorët tani kërkojnë një vëmendje më të madhe ndaj kostove dhe një rrugë më të shpejtë drejt fitimeve.
Çfarë duhet të bëjnë themeluesit e kompanive? Një alternativë është të zbusin ambiciet e larta dhe të ndryshojnë qëndrim, duke e portretizuar veten si kujdestarë të zellshëm të kapitalit.

Pasi u përball me zemërimin e investitorëve, Mark Zuckerberg, themeluesi i gjigantit teknologjik Meta, zbuti planin madhështor për të ndërtuar një “metaverse”, duke deklaruar në shkurt se viti 2023 do të ishte “viti i efikasitetit”.

Kështu, aksionet e kompanisë kanë rifituar pjesën më të madhe të vlerës që humbën vitin e kaluar.

Më 2 nëntor, platforma e tregtisë elektronike Shopify, raportoi rezultatet tremujore, nga korriku deri në shtator. Investitorët u gëzuan nga kthimi i fitimeve; çmimi i aksioneve të kompanisë u rrit brenda ditës me 22%.

Në maj, kompani shkurtoi fuqinë punëtore me 20% dhe shkarkoi krahun logjistik. Tobias Lütke, bashkëthemeluesi dhe shefi i saj, pranoi se kompania ishte shpërqendruar nga “kërkimet anësore” dhe ishte rritur më shpejt se ç’duhej gjatë pandemisë.

Kompania Salesforce, e drejtuar nga bashkëthemeluesi Marc Benioff, është një tjetër shembull i ngjashëm. Për vite me radhë, ajo i dha përparësi rritjes mbi marzhet e fitimit dhe shpenzoi sasi të mëdha parash në blerje, si blerja prej 28 miliardë dollarësh e firmës Slack.

Ndërsa industria e teknologjisë u fundos vitin e kaluar, investitorët aktivistë filluan t’i vinin rrotull firmës. Në përgjigje, ajo shkarkoi 10% të fuqisë punëtore, ndali blerjet dhe rriti çmimet. Këto përpjekje janë shpërblyer nga investitorët.

Sidoqoftë, siç vëren edhe zonja Wolfe Herd, kjo mënyrë operimi mund të jetë shumë e mërzitshme për disa themelues kompanish. Disa mund të heqin dorë fare, si zoti Butterfield, që tani e kalon kohën duke punuar në kopsht dhe duke blerë prona luksoze.

Të tjerë, si zonja Wolfe Herd zgjedhin të gdhendin një rol të ri sipas dëshirës, duke ua lënë në dorë të tjerëve punën e lodhshme të gjenerimit të fitimeve. Nëse mënyra të tilla operimi do të funksionojnë, do të varet nga personalitetet e drejtuesve.

Bradley Hendricks nga Universiteti i Karolinës së Veriut, vë në dukje se megjithëse themeluesit kanë më shumë nevojë për këshilla se profesionistët me përvojë, ata gjithashtu kanë më shumë gjasa t’i shpërfillin ato.

Nëse shfaqen shenja tensioni midis shpresave të mëdha të një themeluesi dhe përparësive pragmatike të shefit që ata punësojnë, mund të ketë shkëndija.

Përktheu: Lira Muça

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm
8 hours ago
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)
11 hours ago
Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës
11 hours ago
Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?
15 hours ago
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
1 day ago

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)

Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës

Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?