Një 26-vjeçar shqiptar banues në Itali ka rënë në prangat e policisë këtë të shtunë. Mësohet se i riu trafikoi në Shqipëri, një automjet të vjedhur në Norvegji.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar automjeti tip “BMW”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, një automjet të vjedhur, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Nord”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi 26 vjeç, banues në Itali.

