NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 159 e tubimit/ Berisha: Shqipëria nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje pa votën e diasporës dhe emigracionit
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    4 days ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    5 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Eliona Kodra Shkreli/ Skandali i “N’sofrën shkodrane” të pashtruar të kryebashkiakut Benet Beci!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
Të tjera
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
Të tjera
Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..
Të tjera
Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas
Të tjera
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës/ Ulen nën 200 lekë…
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Eliona Kodra Shkreli/ Skandali i “N’sofrën shkodrane” të pashtruar të kryebashkiakut Benet Beci!

Neutrale
Last updated: 2023/12/20 at 7:44 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Pas inagurimeve që trumpeton si arritje të tijat, kur ndërkohë janë investime dhe bashkëpunime të lëna trashëgimi nga kryetarët paraardhës, kryetari i Bashkisë Benet Beci harxhon 15 milion lekë nga taksat e shkodranëve, për një festival fantazmë kulinar të titulluar “N’sofrën shkodrane”, i cili do të duhej të ishte vazhdim i festivalit të kulinarisë “SHIFE”, si një mënyrë për të promovuar resurset e territorit të Bashkisë Shkodër në fushën e kulinarisë, brenda dhe jashtë vendit.

Por ndryshe nga vjet, ku promovimi zgjati për më shumë se 3 muaj në shumë dimensione lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, këtë vit për të ashtuquajturin ‘festival i kulinarisë’ nuk gjendet asnjë rresht, asnjë promovim, asnjë emër pjesëmarrës i publikuar, asnjë foto apo video, asnjë promocion me gatime të restoranteve të shumta në Shkodër, asnjë shije kulinarie, asnjë transparencë…praktikisht asgjë për këtë aktivitet, në asnjë rrjet mediatik, i cili do duhej të ishte realizuar në datat 15-16 dhjetor 2023, sipas faqes zyrtare të Bashkisë Shkodër. Të vetmet njoftime janë thirrja për pjesëmarrje, hapja e konkursit, dhe fituesja e projektit nga Durrësi, sepse Shkodra vazhdon të mos ketë specialistë në asnjë fushë.

Skandali I ‘festivalit fantazëm’ i kushtoi 15 milion lekë xhepave të shkodranëve.

E realizuar gjoja nga një person fizik, jo shkodrane, e panjohur në fushën përkatëse, e shpallur fituese në faqen zyrtare të Bashkisë thjesht sepse vjen nga miqësi të ngushta dhe të importuara të kryetarit të Bashkisë (pohojnë “gojët e liga”) rezulton se 15 milion-shi ka shkuar për një xhiro në trenin festiv të fëmijëve për stafin e ngushtë të fitueses dhe dy dreka për stafin e miqve të ngushtë të kryebashkiakut.

Meqë aktiviteti ka dështuar (përderisa nuk ka asnjë gjurmë të realizimit të tij), Bashkia Shkodër të shtrojë ndonjë gjë “N’sofrën shkodrane”, të bëjë ndonjë foto apo video, të shtrojë ndonjë drekë krapi këto ditë, me shpejtësi, që të justifikojë 15 milionët e shkodranëve që iu vodhën për t’ju dhuruar “sofrës“ së xhepave të miqve të ngushtë të kryebashkiakut dhe stafit të Tij.

Të organizosh festival kulinarie i nderuar zoti Beci, do të thotë të bësh gjithçka që bizneset dhe operatorët e fushës të ndihen pjesë e një aktiviteti të tillë, do të thotë t’a duash e ta jetosh qytetin, të marrësh mendimet e ekspertëve të fushës. Duhet të kesh mentalitet, njohje, kulturë e formim europian për t’a bërë këtë; duhet t’i takosh njerëzit e të flasësh me ta, duke mos pasur në thelb pasurimin personal apo të stafit tënd të ngushtë.

Të organizosh një event të tillë, fort i nderuar kryetar i bashkisë, do të thotë të përfshish dhe të promovosh të gjitha bizneset e qytetit, e jo vetëm të preferuarit, t’i japësh mundësinë të ndërkombëtarizohen përmes bashkëpunimit me emrat më të mëdhenj të Europës në fushën e kulinarisë dhe promovimit të turizmit. Do të thotë të bësh një punë të lodhshme për muaj me radhë në ekip, për promovimin e territorit, por mesa duket Ju jeni mësuar t’i bini shkurt, sa për fasadë nën shembullin e kryebashkiakut tiranas, sidomos kur bëhet fjalë për paratë e shpejta.

Të bësh punë të mira do të thotë ta duash qytetin, e jo ta vjelësh atë.

“SHIFE” (Shkodra International Food Event), i cili u konsiderua eventi i vitit nga mediat më prestigjioze Kombëtare e Ndërkombëtare, të cilët patën rastin ta ndiqnin nga afër, u realizua në korrik të vitit 2022, me pjesëmarrjen e emrave më në zë europianë të kësaj fushe.

Duke dashur të tejkalojë famën e SHIFE-s të paraardhësit të Tij, zotit Spahia, kryebashkiaku aktual dhe stafi I tij dështuan rëndshëm dhe ky dështim kushtoi shkodranëve 15 milion lekë që i shkuan në xhep mikes së stafit udhëheqës Bashkiak, pa u lodhur fare.
Një dhuratë e mirë për qytetaren nga Durrësi në këtë fundvit!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse
17 hours ago
Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE
21 hours ago
Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..
21 hours ago
Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas
1 day ago
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës/ Ulen nën 200 lekë…
2 days ago

Lutfi Dervishi/ Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

Marta Kos: Jo iniciativës Rama-Vuçiç. Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je! E prerë, përmbush reformat dhe je pjesë e BE

Basir Çollaku/ As Rama se shpëton Ramën nga Rama, as Soros..

Elda Rata(Cenaliaj) vajza kuksiane që kandidon për anëtare e bashkisë së qytetit Keller në Teksas

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?