Një aksident automobolistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në rrugën nacionale Lezhë –Vau i Dejës.
Mësohet se dy motorcikleta janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

