Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka sqaruar situatën në burgun e Peqinit, ku tre të burgosur me dënim të përjetshëm, janë përplasur me armë dhe ka të plagosur.
Në njoftimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thotë se nga konflikti mes të dënuarve kanë mbetur të plagosur dy prej tyre. Burimet bënë me dije se jane konfliktuar te denuarit me burgim te perjetshem, Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja.
Më tej sqarohet se nuk është lënduar asnjë gardian, staf policor apo civil.
Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe situata po menaxhohet!
Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!
Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi janë përplasur në zonën e ajrimit. Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë dhe dy persona janë plagosur rëndë.
Raportohet se ka pasur tentativa për të marrë peng punonjësit e kuzhinës, ku edhe punonin disa prej të dënuarve.
Nuk dihet ende se si ka përfunduar arma në duart e të burgosurve.

