Një deputet turk ka pësuar arrest kardiak teksa po mbante fjalim në Kuvendin e Turqisë.
Fatkeqi ishte deputeti Hasan Bitmez, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më pas në spital.
Deputeti Hasan Bitmez ishte nga partia e Lumturisë, teksa u rrëzua nga foltorja.
Menjëherë mbërritën ekipet mjekësore, për t’i ofruar ndihmën e parë.
Detaji më i rëndë ishte çasti që humbi ndjenjat, mbasi Bitmez përplasi kokën në një pjesë të podiumit të parlamentit.
Mediat vendase shkruajnë se 53- vjeçari vuante nga sëmundje kardiovaskulare dhe kurohej nga diabeti.

