Vota ime kunder kerkeses se SPAK!
Do te jete kunder ne Parlament!
Ne cdo rethane qofte: brenda a jashte asaj salle, ne proteste apo i ulur aty ne debat…
Pavaresisht nqs Rama do te “lejoje” nderkaq krijimin apo jo te Komisioneve Hetimore, mocioneve me debat, vendosjen e perfaqesuesit te opozites ne reformen zgjedhore, vota ime do te jete perseri kunder.
Sepse ketu kemi te bejme me nje presion politik mbi PD e opoziten, duke u tentuar te goditet jo Berisha si person, por Kryetari i saj.
Me nje procedure te nisur “koke poshte” jo vetem ndaj liderit te opozites, por edhe ndaj nje deputeti te thjeshte.
Me nje dosje qe ne fund te fundit nuk justifikon asnje mase shtrenguese paraprake, pa nje vendim te formes se prere.
Sepse kjo eshte e verteta, dhe ajo nuk mund te shkembehet as me Komisionet hetimore a dicka tjeter.
Pranimi i nje “kompromisi” te tille do te ishte nje hipokrizi ndaj te vertetes
Vota ime kunder nuk lidhet me voten, qe mundet te jape Berisha per vehten e tij.
Ajo ka te beje thjesht me gadishmerine personale per tu gjykuar.
Vota jone si deputete ka nje kuptim tjeter.
Vota ime kunder nuk synon te bllokoje drejtesine, perkundrazi te stimuloje drejtesine europiane.
Ku ndaj qytetareve, edhe Berishes, mund te hapen procese gjyqesore, te avancojne ato pa i kufizuar ne veprimtarine e tyre, vecanerisht politike, deri ne nje vendim te formes se prere.
Ndaj shume te nderuait Berluskoni u hapen 105 procese nga te cilat ne 104 doli i pafajshem dhe vetem ne nje u denua me disa jave pune sociale.
Por nderkaq punonte, udhetonte i lire kudo.
Keto standarte te te drejtes e demokracise, per te cilat jam shprehur dhe per ndonje rast tjeter, ne duhet t’i implementojme edhe ne Shqiperi, nqs synojme te shkojme ne Europe.
Ku nuk mund te shkohet me nje opozite nen presion, nen goditje, apo akoma me keq, fiktive, si “kostum” per rregjimin!

