Britania dhe Ruanda kanë nënshkruar një marrëveshje të re në një përpjekje për t’i dhënë frymë një propozimi të diskutueshëm britanik për të deportuar njerëzit që kërkojnë azil në Britani në vendin e Afrikës Lindore.
Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretari i Brendshëm britanik James Cleverly dhe ministri i Jashtëm i Ruandës Vincent Biruta në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.
Në nëntor, Gjykata e Lartë në Britaninë e Madhe e ndaloi propozimin dhe më pas iu referua legjislacionit britanik dhe atij ndërkombëtar.
Kryeministri Rishi Sunak njoftoi menjëherë pas vendimit se do të kërkonte një marrëveshje të re me Ruandën

