Shiu që binte pa ndërprerje më mbylli brenda. U ula përballë televizorit duke ndjekur lajmet. Ndjekja e lajmeve më ishte bërë sëmundje ,mbas pak e fika
tv, më mërzitën lajme si droga, vrasje, aksidente me makinë etj. Mora librin që qëndronte i mbyllur në tavolinë. Në lexim unë kisha vendosur një kufi, lexoja 50 faqe në ditë, nga njëherë kur leximi më tërhiqte shumë e kaloja kufirin e vendosur. Për të qetësuar trurin pas leximit dëgjoja muzikë, muzika më mbushte shpirtin, më çlodhte. Dëgjoja muzike popullore si kangë me çifteli, p.sh.kangën e Halil Gashit kënduar nga Iballsi Tom Nikolla apo tingujt e amël të çiftelisë nga virtuozi Nue Shyti, më pëlqente shumë dhe kënga Himarjote Vajzë e Valave, këngët Përmetare, Korçare, mbyllja sytë e dëgjoja këngët Italiane si Orjeta Bertin, Don Bakin, Claudio Vilën, Morandin, Lucio Falen, Mino Rejtanon, Pavarotin etj.
Dola në ballkon, shiu kishte pushuar. U bëra gati për të dalë për kafe. Sapo dola në rrugë dhe kisha ecur pak, kur dëgjoj një zë: o Mirak, u ndala. M.I mbërriti ,filluan pyetjet e zakonshme:
– Si je? Si i ke nga familja? Me çfarë merresh? Përgjigjet e mija ishin të shkurtra:
-Falë zotit jemi mirë…
-Kam deshirë të pimë një kafe bashkë, a mundeni?
-Me kënaqësi. Ecëm pak dhe u futëm në bar-kafe që ishte bërë mjegull nga tymi i duhanit dhe u ulëm në një tavolinë përjashta. Porositëm kafe dhe ujë, pastaj miku që kishte ardhë nga Italia filloi bisedn . – Simon atje ku jetoj uneë kam një shok që është nga Lushnja i cili ju njihte e më ka folur me superlativa për ju, nëse e takon, më tha, përshëndete nga ana ime.
– Po më kujtohet, ai ka qenë pak më i ri.
G.K më tha që Simoni ka qenë ndër djemtë më simpatik të gjimnazit.
Nuk më ka pëlqyer vetja ndonjëherë po rinia është vet simpatike e bukur.
-Ai me tha se dhe vajzat e kishin shume te kërkuar. – -Ndoshta, por une nese me shikonte ndonjera qe edhe une e pelqeja thosha me vete ndoshta me shikon se i vjen keq duke e ditur qe jemi ndryshe nga te tjeret qe vinim nga nje kamp internimi si Savra. Edhe si natyrë kam qene i ftohte.Tani po me kujtohet nje shprehje ne italisht : “Non ce sabato senza sole non ce cuore senza amore”. G.K me tha se perveç se ishte djalë simpatik ishte dhe i zgjuar, – -Unë i zgjuar? Jo nuk me eshte dukur vetja ndonjë here i zgjuar, mezi i merrja vitet në shkollë më të shtyrë se truri me kishte shkuar te këmbët.
-Si të këmbët?
Une luaja futboll shume mire keshtu thonin ata qe me shikonin duke luajtur.Njehere jam treguar i zgjuar ?
-Kur?
-Qe nuk krijova familje ne kampet e internimit.
-Ju vazhdoni punën?
-Jo kam pak qe kam dal ne pension.
-Si e kaloni ditën?
-Në mengjes nga ora dhjetë pi kafen, pastaj bej ecje dhe kthemem ne shtepi, pak koh para tv, filloj lexoj me terheqin librat historik te personazheve te anatemuar nga diktatura komuniste.
-Me kanë thene se ju Simon keni bere dyzet e kater vjet i internuar i izoluar, se detin Adriatik e ke pare mbas nentedhjetes eshte e vërtet?
-Po eshte e vertet shume e vertet .Po sot si ndiheni?Ndihem mirë ,kam krijuar familje qe me jep kenaqesi e me zgjat jeten kam nje djalë.
-Po a mund te ju pyes, se ndiheni i lumtur.?
-Per mendimin tim lumturia nuk ekziston,ka momente të lumtura kur ti arrin atë që ke ëndërruar,.Une nuk jam i Lumtur, nëna me vdiq në kampin e internimit Gjaze, Babain e Axhën nuk i kam njohur nuk i kam parë kurrë , ata vdiqën në emigrim, djali i axhes u vra ne mal duke luftuar kundra instalimit te diktatures komuniste ne moshen 29 vjeç, po keshtu nje kusheri shume i afert u ekzekutua ne moshen 29 vjec ne mbrojtje te fese se Krishtit e te Atdheut, nje kusheri tjeter u ekzekutua kur ishte ushtar, motra ka pak vite qe me ka vdekur. Ne mosh te re 14 vjec atë e ndane nga ne e derguan ne punra te renda, moshatarët e mi vdiqën ne kampin e tmerrshem te Tepelenes e sot jane pa varr, si mund te ndihem i lumtur! Ndersa une flisja mikut qe kisha perballe i ishin mbushur syte me lot.
-Me fal qe te bera ate pyetje.
Po kthehem edhe nje here te pyetja juaj.
-Po jam ne nje fare menyre i lumtur se nuk i kam borxh njeriu. Erdhi kamarjeri, miku nuk me la te paguaja, u ndame duke u perqafuar e duke i thene ma pershendet ate Lushnjarin përzemërsisht.
Mire u pafshim !
Simon Mirakaj/ A je i Lumtur ?
Leave a comment
Leave a comment

