Reagimi i plotë i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
50 PERSONA TË ARRESTUAR/PROCEDUAR NË 48 ORËT E FUNDIT FALË OPERACIONEVE “SUNDIMI I LIGJIT” “TEMPULLI”
Përgëzime Policisë së Shtetit në Tiranë, Durrës, Vlorë, Dibër, Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Fier dhe Elbasan për operacionet dhe kapjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike (përfshirë një sasi droge sintetike bonsai), disa armë zjarri, si dhe janë sekuestruar prona dhe para të personave pjesë e grupeve kriminale.



