Trupi i pajetë i një shtetasi mashkull është gjetur mëngjesin e kësaj të premte në portin e peshkimit në Durrës.
Mendohet se trupi i përket një 42 vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes ndërsa dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.
Pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit për zbardhjen e plotë të ngjarjes

