Një shtatore e Shën Terezës është ngritur në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë.
E pranishme në përurim ka qenë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka përcjellë në rrjetet sociale mesazhin e mëposhtëm:
Tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali!
Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlos Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.
Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.
Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!








