Ditën e djeshme mediat italiane njoftuan se një vajzë me origjinë shqiptare humbi jetën, teksa e zuri makineria ku punonte.
E reja që shihni në foton e mëposhtme, është Anila Grishaj, 26-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Treviso të Italisë.
Grishaj ishte duke punuar në një kompani prodhimi ushqimesh të grira, kur një makineri ambalazhimi e ka goditur në kokë duke i marrë kështu jetën.
Shkaqet e aksidentit, siç bën me dije policia, janë ende nën hetim, ndërsa autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


