Nga Athina, shkruan Shpetim Zinxhiria
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e djeshme në Greqi pasi u përfshi në një aksident tragjik teksa punonte.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Apraos, në Korfuzin e Veriut, ku shqiptari punonte duke prerë ullinj. Teksa ishte duke prerë një nga pemët, një prej trungjeve të mëdha është shkëputur duke i rënë sipër dhe e ka shtypur, transmetojnë mediat greke.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë për nxjerrjen e tij dhe një prej ambulancave ka marrë trupin e pa jetë të 45-vjeçarit.
Identiteti i tij ende nuk është bërë publik, por raportohet se ishte me origjinë nga Shqipëria dhe gjatë dekadave të fundit jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij.