NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
    3 days ago
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 week ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 week ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Xhevat MUSTAFA/ Reciprocitet: “Njohje de facto”, “asociacion de facto”!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…
Kryesore
Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
Kryesore
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
Të tjera
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
Të tjera
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Xhevat MUSTAFA/ Reciprocitet: “Njohje de facto”, “asociacion de facto”!

Neutrale
Last updated: 2023/11/10 at 9:12 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Sipas gjykimit tim, subjektiv, edhe pse është një manovër diplomatike nga BE dhe DASH, si një “karrem” për të joshur dhe shtyrë të bien në “rrjetë” të dy palët, përsëri ndarja e njohjes së pavarësisë së Kosovës në dy “copa” apo dy faza, në de facto dhe de jure, është ngjashëm sikur t’i bësh Vuçiçit kërkesën: prano tani për tani njohjen de facto, atij apo të tjerëve, që do të vijnë pas teje, do t’u kërkojmë njohjen de jure! Përndryshe, popullorçe kësaj i thonë: prit gomar të mbijë bar…! Ose: prisni SHQIPTARË sa, edhe me ndihmën për “rilindje” të tij, nga Edi Rama, ta bëjmë Vuçiçin “politikan të arsyeshëm dhe të mbarë”! Pasi të rrëmbejë nga pala shqiptare asociacionin, siç e do, sa për sy e faqe apo për “naivët” shqiptarë dhe ndërkombëtarë dhe për mediat, Vuçiç, pas zgjedhjeve të fituara qysh sot, së bashku me Sheshelin, mund të falë të ashtuquajturën “njohje de facto”! Ndërsa e shtyn “njohjen de jure” sa të ketë ndërmend dhe dëshirojë, edhe përtej vdekjes së tij të largët politike dhe fizike apo për në “kalendat greke”, serbe, ruse, kineze…”.Në këto kushte, deri sa Vuçiç nuk lëshon më shumë se “njohja de facto” edhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, për barazi dhe reciprocitet, nuk kanë pse të japin më shumë se asociacion pa kompetenca vetadministruese dhe me status provizor, me afat 1 vjeçar, në vartësi të korrektesës dhe të mungesës së problemeve dhe rreziqeve destabilizuese në zbatim! Më konkretisht, Kurti dhe Osmani mund të pranojnë një asociacion pa miratim përfundimtar e të përhershëm në parlament, të rishikueshëm prej tyre çdo vit, deri në të drejtën për ta revokuar dhe anuluar nëse provokon probleme dhe rreziqe bosnjizimi të Kosovës! Edhe kaq apo këtë lëshim mund ta bëjnë më shumë si shenjë e mesazh respekti dhe mirënjohjeje ndaj përpjekjeve shumëvjeçare të SHBA- së dhe BE- së, për arritjen e një marrëveshjeje për asociacionin, me shpresën se Serbia mund të joshet e të braktisë Rusinë dhe të lëshojë më vonë edhe njohjen e plotë, de facto e de jure?! Serbia i ka rrëmbyer shumë Kosovës, me ushtrira dhe luftra! Por, edhe me Planin Ahtisaari…!? Këtej e tutje i takon Serbisë të fillojë të pranojë e bëjë disa lëshime, për të nisur me sinqeritet dhe seriozitet shlyerjen e një pjese të borxheve të shumta që i ka Kosovës! Të mirëkuptohemi: kërkesës dhe presioneve të ca misionarëve diplomatikë evropianë dhe amerikanë ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, që të pranojnë apo “të lumturohen” nga “kocka serbe” e “njohjes de facto”, ata janë të detyruar t’i përgjigjen me skepticizëm dhe mosbesim të plotë! Kjo edhe për faktin se ne shqiptarët jemi ndoshta populli që i njohim më mirë, “me dhëmbë e dhëmballë” fqinjët tanë serbë e grekë! Lëshimet dhe “dhuratat” e tyre janë si “copa buke apo mishi të helmuara”! Historikisht, nga Beogradi mbretëror dhe presidencial Kosova, Shqipëria, shqiptarët, por edhe boshnjakët, kroatët, slovenët, vojvodinasit…, mbarë Ballkani dhe Evropa kanë përjetuar gjëma të paharrueshme! Në këto kushte si mund t’u besohet Vuçiçit dhe Brnabiçit se janë të sinqertë dhe se, ndryshe nga gjithë herët e tjera, me “njohjen de facto” do të jenë seriozë dhe fjalëmbajtës skrupulozë?! Për më tepër e më keq, si mund tu besohet kur do t’i ruajnë, forcojnë dhe investojnë edhe më shumë “synimet dhe planet e moçme gllabëruese apo aneksioniste si dhe “shpirtin blozë” ndaj viktimës së tyre shumëshekullore dhe të masakruar barbarisht, Kosovë…? Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffry Hovenier, me të drejtë, deklaroi më 9 nëntor, kryesisht në adresë të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani se “asociacioni është çështje urgjente…”? Përse është urgjente, kur Aleksandar Vuçiç nuk e shikon, vlerëson dhe trajton si të tillë?! Për më tepër e më keq, kur deklaron përditë e krejt hapur, me këmbëngulje e kokëfortësi, se nuk do ta shoqërojë kurrë me “njohjen de facto e de jure” të pavarësisë dhe të shtetit të Kosovës?! Njëkohësisht, kur shikohet dhe dihet mirë se pala e Kosovës nuk e ka ngadalësuar, vonuar, bllokuar…! Pra, bëhet edhe më e qartë dhe më urgjente që shefat e Hovenier në DASH dhe drejtuesit dhe misionarët diplomatikë në BE, të kuptojnë dhe binden një herë e mirë se duhet ti bashkojnë dhe adresojnë të gjitha përpjekjet e tyre për të bindur Vuçiçin të ndërrojë mendje dhe qëndrim e të heqë dorë nga synimet aneksioniste serbomëdha ndaj Kosovës, Bosnjes, Malit të Zi…!

Neutrale November 10, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…
19 hours ago
Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
1 day ago
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
1 day ago
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
2 days ago
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…

Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.

Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?