Gjermania përkujton me përulje viktimat e Natës së Kristaltë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke pastruar dy “Gurë të Pengesës”. Janë pllaka trotuaresh prej metali me emra hebrenjsh që kanë jetuar në Gjermani dhe që gjatë periudhës naziste u detyruan të largoheshin, u deportuan ose asgjësuan. Më 9 dhe 10 nëntor 1938 nazistët filluan përndjekjet dhe raprezaljet masive të hebrenjve. Kjo datë ka hyrë në histori me emrin “Nata e Pogromit” ose “Pogromet e Nëntorit”. Kancelari gjerman e postoi këtë foto në platformën X me mbishkrimin: Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm. (Neni 1 i Kushtetutës së Republikës Federale Gjermane). Stolpersteine
DW
Gjermania përkujtoi viktimat e Natës së Kristaltë

Leave a comment Leave a comment