Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit
Mësohet se automjeti me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sakaq, drejtuesja e automjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.