Një deklaratë nga Instituti Norvegjez i Nobelit / Det Norske Nobelinstitutt është publikuar:
Komiteti Norvegjez i Nobelit është thellësisht i shqetësuar për shëndetin e laureates së Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, pasi asaj i është mohuar trajtimi mjekësor. Kërkesa që gratë e burgosura duhet të mbajnë hixhab për t’u shtruar në spital, është çnjerëzore dhe moralisht e papranueshme. Fillimi i një greve urie nga Narges Mohammadi tregon seriozitetin e situatës. Komiteti Norvegjez i Nobelit u kërkon autoriteteve iraniane që t’i ofrojnë Narges Mohammadi-t dhe grave të tjera të burgosura, çfarëdo ndihme mjekësore që mund të kenë nevojë.
Nobel Prize